söndag 4 oktober 2009

Bakllav dembele


Bakllav dembele




ja edhe bakllava e qujtur dembele

ket recept e kam ka njezet vjet , e kam mar
nga Habibja nusja e djalit te axhes Muharemit
qe i kam shum gjan ..ket bakllav e kam gatu disa
her ,por me krenari mund te them se ket her
ishte tamam bakllaaaaav..shum u kenaqa qe nga
brumi deri te sherbeti ishte e qelluar.

perberja:

3 ve te tana
2 te kuq te ves
ne maje gishtash krip
1 luge qaji ufull
2 dl. vaj
2 dl.qumsht.
500gr.arra te grira
( nisheste per ta tehollu,1kg p.af.
potatis mjöl 2 kutia )
2 paqeta gjalp(smör) 500 gr.

miell sa per ta be nje brum
te but ,te cilin e len te pushoj
nja gjysem ore....

pastaj e ndan brumin ne 10 kuleq
te barabart... dhe pasta nga qdo
kulaq i ndan nga pes kuleq...
e tash i len me pushu s paku nje ore..

pastaj i mer kuleqt pes cope dhe i
tehollon nje nga nje ne reth per.a.
20 cm. dhe pastaj i mbush te shprehem
ashtu me nga nje grusht nisheste dhe
i palos njenen mbi tjetren....
i tehollon s´bashku te pestat aq sa te hapen,
... duhet te hapen me shum se sa eshte tepsia
e madhe ,i vendos ne tepsi dhe i a pren skajin
e tepert...ashtu vepron me te gjitha petat ...

mbas pes petave i qet p.af.500 gr. arra
mvaret edhe prej madhsis te tepsis, por
arrat e kan vendin e psaqem bash te
bakllava..pas arrave normal i qet edhe
5 petat e tjera te tehollume ..

tani mund ta preni bakllaven sipas deshires
i preni ne katror ( nana ime i prente shum
bukur) e une e zgjodha metone me te lehte..

1/2 kg. gjalp(smör) e shkrin dhe e lyen
bakllaven ...kujdes mos ia qite qumshtin
qe mbetet ne fund .. se pastaj digjet permbi

piqet ne 100`C.nja 2 ore ...(une e poqa ne
tupan ne 5o ´C)

Sherbeti:

2kg. sheqer
1 l e 1 dl. uje

i len me vlu nja 10min. nga momenti kur
te mer valen krejt ne fund ia qet nje gjysem
limoni te grir dhe duke e largu nga zjari i shton
nje gote qaji (1/2 dl.) uje te ftoht ..

kur te ftohet bakllava e pervlon me sherbetin
e nxeht ...dhe e len me u ftofe pa e mbulu . kur
te ftohet krejtesisht ateher e mbulon .. deri sa te
hahet e tera ... e si zakonisht me e shijshme eshte
kur te hargjohet copat e fundit ...hehehe

Inga kommentarer:

Skicka en kommentar